Suharekë/ Me traktor lëndon 3 fëmijë në oborrin e shkollës

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në fshatin Semetisht të Suharekës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pakujdesia ka lënduar tre fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është duke u hetuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit