Përfshihet nga zjarri një fushë me shkurre në Kestrec të Dragashit

Në fshatin Kestrec të Dragashit raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e fushës me shkurre, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, kjo pjesë e fushës është pronë shoqërore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Policia ka bërë me dije se rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në ora 10:50./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit