7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Përmbysje spektakolare, Inter fiton në 2 minuta

Inter dhe Fiorentina kanë dhuruar spektaklin e radhës në Serie A. Dy përmbysje rezultatesh, por në fund triumfon skuadra zikaltër 4-3. Një ndeshje vërtet me emocione, ku pati debutime dhe plot 7 gola.

Është zhbllokuar vetëm pas 4 minutash lojë ndeshja e mbrëmjes. Kanë qenë miqtë ata që kanë goditur të parët me Kouame. Asisti ka ardhur nga ish-ylli i Milan-it, Bonaventura. Inter ka barazuar në limitin e pjesës së parë me Lautaro Martinez.

Inter e ka nisur me gol pjesën e dytë dhe ka përmbysur rezultatin kundër Fiorentina-s. Zikaltrit kanë kaluar në avantazh falë një autogoli të Ceccherini-t. Fiorentina është kundërpërgjigjur menjëherë. Castrovilli ka kthyer barazinë pesë minuta pas autogolit të Ceccherini-t. Protagonist edhe Ribery me asistin e dhënë.

Fiorentina ka ndëshkuar përsëri Inter-in dhe është kthyer në avantazh. Goli është shënuar nga Chiesa, i cili ka marrë një asist të mrekullueshëm nga Ribery. 2-3 në minutën e 63-të. Gjithsesi, Inter nuk pajtohet dhe barazon në 88’ me Lukakun pas asistit perfekt  të Hakimit.

Pa kaluar asnjë minutë nga rinisja e topit nga qendra, Inter përmbys gjithcka me D’Ambrosio, pas krosit të Sanchez. Një ndeshje vërtet spektakolare, dy herë përmbysje, ku në fund fitojnë të zotët të shtëpisë, zikaltrit.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit