9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Filloi rregullimi i dy rrugëve në fshatin Marali të Malishevës

Sot në fshatin Marali, ka filluar rregullimi i dy rrugëve të këtij fshati, rruga “Mulla Selimi” dhe rruga “Naim Frashëri”. Në fillimin e punimeve për rregullimi e këtyre rrugëve, ishin të pranishëm, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe anëtari i Asamblesë Komunale nga ky fshat, Hashim Vrenezi, të cilët janë takuar edhe me banorë të fshatit dhe i kanë uruar për rrugët e reja.

Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “rregullimi i këtyre dy rrugëve, rreth 600 metra gjatësi, janë pjesë e investimeve të Komunës së Malishevës, në infrastrukturën rrugore në fshatra, përkatësisht në Marali, dhe i uroj të gjithë banorët për rrugët e reja”. “Ne jemi duke vazhduar me realizimin e investimeve në infrastrukturë në përgjithësi, në të gjitha vendbanimet dhe gradualisht jemi duke i përmbyllur planifikimet për investime në këtë vit, pjesë e së cilës janë edhe këto dy rrugë”, ka thënë Morina.

Rruga “Mulla Selimi” është e gjatë 500 metra, ndërsa rruga “Naim Frashëri” është e gjatë 100 metra, ndërsa hapja, zgjerimi dhe rregullimi tyre, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit