10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ekzekutoi 93 gra, zbulohet një tjetër viktimë e killerit serial në Amerikë

Zbardhet pas disa dekadash një vrasje makabre në Xhorxhia. Eshtrat e një gruaje të gjetur në Dade County janë identifikuar pas 40 vitesh.

FBI thotë se emri i saj ishte Patricia Parker dhe hetuesit besojnë se ajo është viktimë e vrasësit serial, Samuel Little.

Në vitin 2018, Little deklaroi se mes të tjerash, në fillim të viteve 1980 ai kishte vrarë një grua të re me ngjyrë, në Tenesi. Hetuesit mblodhën “më shumë detaje që provuan se se eshtrat e gjetura ishin të gruas që Little kishte marrë në Chattanooga dhe e kishte vrarë më pas në Xhorxhia”.

Sipas FBI-së, vrasësi serial ka rrëfyer se iu ka marrë jetën 93 grave, mes viteve 1970-2005, mes tyre pesë viktima ishin në zonën Georgia-Tennessee, përfshirë edhe Parker, asokohe 30-vjeç.

Gratë e shenjestruara ishin nga grupet më vulnerabël të shoqërisë, përfshirë këtu ato që merreshin me prostitucion ose ishin të varura nga droga.

Little aktualisht po vuan tre burgime të përjetshme në Kaliforni, ndërkohë që para se agjentët e FBI të mësonin për lidhjen e tij me dhjetëra vrasje, ishte burgosur për rrahjen dhe mbytjen e tre grave.

Më Shumë

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit