Haskuka e Berisha përplasen mes vete

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zëvendësministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha janë përlasur mes vete në rrjetin social Facebook.

Haskuka e ka sugjeruar Berishën që t’i rikthehet librit të Abetares, kurse ky i fundit e ka quajtur “analfabet funksional dhe kryelegen”.

Ata janë përplasur pasi kuvendarja e Vetëvendosjes Dafina Alishani publikoi marrjen e një mesazhi kërcënues.

Ajo në një emision televiziv pati ngritur çështjen e pronave publike të cilat menaxhohen nga gratë.

Pas kësaj, ajo ka thënë se është kontaktuar nga bashkëshorti i njërës prej grave e cila është pronare e lokalit .

Zëvendësministëri Zafir Berisha i ka dal në mbrojtje kuvendarës së Vetëvendosjes, Alishani.

“Kërcënimi e kuvendares së Prizrenit, Alishani nga hajdutët të lidhur me krimin e organizuar të qeverisë së VV dhe mosdistancimi i Haskukës nuk janë në përputhje me kulturën politike të qytetit tonë dhe bie ndesh me vlerat e kultivuar me shekuj të Prizrenit”, ka thënë Berisha.

Kryetari Haskuka ndërkaq i është kundërpërgjigjur shkurt Berishës.

“Uroj që “koordinatori” për siguri kibernetike në vend të shpifjeve ndaj meje t’i kushtojë kohë Abetares”, ka thënë Haskuka, shkruan “PrizrenPress”

Haskuka, kundërpërgjigje ka marrë sërish nga Berisha.

“Më në fund paska reaguar edhe “krye-legeni” i Prizrenit lidhur me kërcënimin që i është bërë një të zgjedhure të qytetarëve! Këtij “analfabeti funksional” më shumë i paska interesuar reagimi i të tjerëve se sa bandat që ja kërcënojnë bashkëpartiaken për fajin e kusarëve që i mban rreth vetes!”.

“Ky injorant i sojit të veçantë ka harruar se si në klasën e parë të shkollës fillore e kam marrë për dore dhe i kamë treguar rrugën për kryetar të Prizrenit, kurse sot edhe e vërteta po i duket shpifje!!!”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit