12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi

Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen ceremoni të ndryshme, jo vetëm për motivimin e tyre, por edhe për vlerësimin e punës që bëjnë shkrimtarët. Kjo, mbase është karakteristikë e shoqërive të shëndosha që e dinë rëndësinë e kulturës dhe, në kontekst të kësaj, edhe rëndësinë e letërsisë.

Në Shqipëri është themeluar edhe Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, i cili më 30 tetor të këtij viti, do t’ia akordojë çmimin një personaliteti nga fusha e poezisë shqipe, kurse qëllimi i këtij vlerësimi, siç thuhet, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e leximit të poezisë. Ndoshta është për t’u diskutuar lista e shpallur e 25 kandidatëve për këtë çmim, sepse jashtë kësaj liste kanë mbetur edhe shumë poetë tjerë, të cilët vërtet janë për t’u admiruar. Natyrisht, as në Shqipëri bota letrare nuk mund t’i shmanget grupimeve të ndryshme në baza partiake e provinciale, ndaj dhe kanë filluar edhe pëshpëritjet e emrave fitues.

Edhe Kosova në formë institucionale një herë në viti i vlerëson shkrimtarët e vet. Gjithashtu, vlerësimet nuk mungojnë as nëpër disa manifestime që tashmë janë tradicionale dhe që sado kudo janë shenjë se vlerësimi për letërsinë shqipe në Kosovë nuk mungon. Fatkeqësisht, edhe këtu janë të dukshme ndasitë dhe grupimet, gjë që nuk i bën fare nderë letërsisë dhe librit shqip.

Por, çfarë ndodh me ata qindra e qindra individë që pretendojnë se po bëjnë letërsi shqipe në Maqedoni? Jemi dëshmitarë të shumë botimeve, të orëve të letrare, të promovimeve të librave, natyrisht edhe të ndasive në baza partiake, grupimeve të ndryshme, të një mentaliteti provincial, të mungesës së vlerësimit serioz, të mungesës së debatit për anomali të shumta, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhet të pariparueshme. Dhe krejt në fund duhet theksuar se shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk arritën që në mënyrë institucionale të krijojnë së paku një shpërblim tradicional që do ta vlerësonte prodhimin letrar gjatë një viti. E gjithë kjo imponon një pyetje: po pse kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi? Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale (në këtë hapësirë ku dominon injoranca): kemi mediume, kemi fakultete, kemi institute, kemi botues, njerëz në Ministrinë e Kulturës, OJQ e shumë organizime tjera në të cilat janë të përfshirë shqiptarët. Mjafton të mblidhen, po qoftë edhe një herë, dhe problemi do të jetë i zgjidhshëm. Por, me një kusht: paraprakisht politikën dhe mentalitetin provincial ta lënë anash.

Shkëlzen Halimi/GazetaLetrare.com

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit