20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Haskuka: Prizreni ka me së paku të infektuar me Covid-19 për 1 mijë banorë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se qyteti që ai udhëheq në bazë të statistikave zyrtare, e ka kaluar më së miri pandeminë.

Sipas tij, në Prizren janë vetëm 5 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 1 mijë banorë.

“Tani jemi në valën e re të pandemisë COVID-19 dhe numri i të infektuarve javën e kaluar ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u evidentuan 337 raste të reja me COVID-19 dhe 7 qytetarë humbën jetën për shkak të virusit”.

“Bazuar në statistikat zyrtare, Prizreni ka kaluar relativisht mirë deri më tani dhe në krahasim me komunat më të mëdha, ka më së paku të infektuar për kokë banori (5 për 1000 banorë). Por kjo duhet të na bëjë edhe më vigjilentë në respektimin e masave, ngase potenciali i përhapjes së virusit në komunën tonë është shumë i lartë”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social Facebook, raporton Insajderi.

Megjithatë, Haskuka ka shtuar se në parandalimin e virusit, rolin kyç luajnë vet qytatarët.

“Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale. Inspektorati dhe policia janë në detyrë 24 orë. Bizneset, sidomos ata që ofrojnë shërbime gastronomike, duhet të kujdesen për higjienën dhe që çdo punëtor të mbajë maskë”, ka thënë Haskuka.

Reparti infektiv në QKUK tashmë është i mbushur me pacientë, prandaj Haskuka ka kërkuar nga qytetarët që të jenë aktiv që ta ruajnë shëndetin e tyre.

“Sipas raportimeve, reparti infektiv në QKUK tanimë është mbushur dhe sistemi ynë i shëndetësisë ka kapacitete të limituara për ofrimin e shërbimeve, andaj çdonjëri nga ne duhet të jemi aktiv që ta ruajmë shëndetin publik, ashtu që situata të mos del jashtë kontrollit”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Lajmet e Fundit