13.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 62 persona me COVID-19

Numri i të infektuarave me COVID-19 ditët e fundit është rritur në Prizren.

62 persona të prekur nga ky virus, aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar sot këtë institucion shëndetësor.

“Pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot kam vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, u njoftova se momentalisht në këtë spital po trajtohen 62 persona të prekur me COVID-19”, tha Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

“Gjatë takimit u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes Komunës së Prizrenit dhe Spitalit Rajonal, në mënyrë që edhe këtë fazë ta tejkalojmë me sa më pak pasoja”, u shpreh Haskuka.

“Me këtë rast dua t’ju njoftoj se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë dhe se po ashtu kam marrë vendim për ri-formimin e Shtabit Emergjent Lokal, ku së bashku me akterët relevantë do t’i koordinojmë hapat e mëtutjeshme në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit”.

“Virusi është në mes nesh dhe aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë! Andaj ju lutemi që t’i respektoni masat, sepse ky virus mund të luftohet vetëm nëse veprojmë së bashku!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit