19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

Një futbollist 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur të dielën në një aksident tragjik në Gjermani, njofton klubi i tij.

VfL- Ulm 1905 Fußball – klubi nga liga amatore në Gjermani – njoftoi në Facebook se Jetëlir Hasani nga Prishtina humbi jetën në një aksident trafiku të dielën, raporton Gazeta Express.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga vetë familja Hasani.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

“Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet tutje në njoftimin e VFL Ulm.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, ku do të varroset sot, njofton familja e viktimës.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë: Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan. Të pikëlluar: Familja Hasani”, thuhet në njoftimin e familjes. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit