Përçahen gastronomët, disa shkojnë në takim në Qeveri, kreu i tyre refuzon

Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, nuk ka shkuar në takim në Qeveri sot, pasi një ditë më parë u ftuan nga zv/kryeministri Besnik Tahiri. Ftesa iu bë atyre pasi qeveritarët u shpallën “non grata” nga gastronomët, për shkak se Qeveria nuk ua përmbushi kërkesat për punën në pandemi.

Kllokoqi shkruan arsyen në profilin e tij në Facebook se pse nuk ka shkuar në takim, “sot nuk isha prezent në Objektin e Qeverisë sepse dje ia ndaluam qeveritarëve kafetë, e sot nuk munda t’i qes poshtë të gjithë Gastronomët (dje ndalo, e sot vrap në Qeveri)”, ka bërë të ditur ai.

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Egjipt, shumica amerikanë
“Përndryshe Shoqata e Gastronomëve nuk ishte dhe nuk u përfaqësua nga përfaqësuesit e saj.

Thjeshtë, pa i përmbush kërkesat tona, nuk e shohim të nevojshëm takimin…”, shtoi ai.

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit