Qeveria e Kosovës i ka kategorizuar komunat në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit, teksa Komuna e Suharekës u kategorizua me rrezik të mesëm (zonë e verdhë), shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe pse në këtë komunë nuk ka orë policore, rrugët janë të zbrazura. Kjo gjë shihet në fotografitë e siguruara nga faqja në Facebook “Lajme nga Suhareka”.
Masat e miratuara në Komunën e Suharekës janë si më poshtë:
Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stalin e tyre bazuar në specifikat që kanë në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”
Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të së njëjtes familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga perhapja e COVTD-19”;
Lejohen aktivitetet sportive në hapesira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapesirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga perhapja e COVID-19”.