7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Detaje se si prizrenasi kanosi nënën e tij me sëpatë pasi nuk i dha para

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin E. F., nën dyshimet se ka kanosur nënën e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, të pandehurit i është caktuar një muaj paraburgim.

Gjykata në Prizren ka bërë të ditur se i pandehuri gjatë kohës sa ishte në shtëpi, kishte një mosmarrëveshje me nënën e tij.

Sipas njoftimit, i pandehuri  kishte kërkuar para nga nëna e tij, dhe e njëjta nuk kishte para për t`i dhënë, e më pas i pandehuri pas revoltës kishte marrë sëpatën dhe kishte kanosur nënën e tij duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

“Caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit, duke pasur parasysh edhe rrethanat se raportet e të pandehurit me të dëmtuarën janë të acaruara, këto për Gjykatën tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njëjtë penale”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit