22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

E paqartë fushata për balotazh

Zgjedhjet lokale2013Kanë mbetur edhe dhjetë ditë kur në 25 komunat e Kosovës do të zhvillohet balotazhi për kryetarë të komunave. Në planin operacional, që në parim e ka miratuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fushata zgjedhore është e paraparë nga 25 deri më 29 nëntor. Megjithatë, kjo nuk është vendimtare.

Vetë kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së kanë dilema se sa duhet të jetë fushata para balotazhit.

Për partitë politike dhe kandidatët që janë në balotazh nga zgjedhjet e 3 nëntorit, duket se nuk ka pasur fare pushim të fushatës zgjedhore pas raundit të parë. Këtë e ka vënë re edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Fushata zgjedhore s’është ndërprerë hiç dhe është në vazhdim e sipër”, ka thënë Daka të shtunën në mbledhjen e KQZ-së.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës kritikon këtë qasje të subjekteve politike. “Mendoj se kjo qasje deri sot e subjekteve politike, po e shfrytëzojnë vakumin juridik në Kosovë dhe po bëjnë çmos që qytetarët e Kosovës gjithmonë të jenë nën presionin e tyre që ata të jenë në qendër të vëmendjes në mënyrë që të ndikohen për të marrë votat për zgjedhjet e balotazhit”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Legjislacioni i aplikueshëm në Kosovë, nuk i sanksionon subjektet politike që fillojnë fushatën para kohës. Prandaj, Selmanaj thotë se duhet të vendosen masa sanksionuese për ato subjekte politike në mënyrë që ato të jenë shembull i respektimit të ligjit në Kosovë.

Ndryshe, KQZ-ja në mbledhjen e së shtunës ka miratuar në parim planin operacional të Sekretariatit të KQZ-së, ku është e përfshirë edhe periudha e fushatës nga 25 deri më 29 nëntor, mirëpo kjo çështje ka mbetur e hapur.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se shumë shpejt do të dihet sa do të zgjas fushata. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim për kohëzgjatjen e fushatës së balotazhit. Zakonisht kjo periudhë është më e shkurtër”, tha Elezi për Radio Kosovën.

Sipas ligjit, kohëzgjatja e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, caktohet me vendim të veçantë të KQZ-së.

Më Shumë

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Lajmet e Fundit