Isa Mustafa: Nëse nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është pro zgjedhjeve nëse nuk ka pajtim për postin e Presidentit.

Mirëpo, sipas Mustafës zgjedhjet në këtë situatë nuk do duhej të mbahen.

“E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Tutje , ai ka folur nëse do të kandidoj për të parin e shtetit.

“Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”, ka thënë Mustafa për Telegraf.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit