Pamje të rënda: Arkivolët me viktimat e COVID-19 ngarkohen në autobuset e udhëtarëve

Pamje rrëqethëse janë fotografuar nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i është afruar disa çadrave në Stamboll dhe më pas arkivole me trupa të pajetë nga COVID-19, ngarkohen në të.

Të dyja fotot që po qarkullojnë në internet dhe janë bërë virale i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, të flasë në lidhje me gjendjen reale për rrjedhën e pandemisë së covid-19, e cila deri më tani nuk është bërë publike.

Ditën e djeshme, autoritetet turke të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale, filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.

Ndërkohë, ditën e sotme në Turqi u shënuan 29 mijë raste të reja dhe 175 persona në 24 orët e fundit humbën jetën. Por edhe këto njoftime nuk konsiderohen të besueshme nga burime të pavarura, por edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglou.

 

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit