Ministria e Kulturës shpall konkurs për çmimet vjetore për letërsinë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka sot shpallur konkurs për propozimet për çmimet kombëtare letrare për 2020.

Përmes kësaj shpallje, MKRS pret deri më 5 janar 2021, propozimet për çmimet Kombëtare Letrare për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, dhe për Çmimet e tjera për Letërsi për vitin 2020.

Propozimet mund të bëhen nga institucionet shkencore e kulturore, shtëpitë botuese, redaksitë e gazetave e revistave kulturore- letare, asociacione e institucione tjera që mbledhin krijuesit letrar apo edhe personalitetet me reputacion publik.

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.

“Propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data: 04 dhjetor 2020 deri më 05 janar 2021, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrë nr. 022 (Adresa: MKRS, 10,000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35)”, thuhet ndër të tjerash në shpalljen e MKRS për konkursin për Çmimet vjetore letrare.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit