Roli (ç)edukativ i klubeve sportive!

Prof. Naif Jahaj 

Klubet e sportive të ndryshme kanë rol të rëndësishëm në orientimin dhe përcaktimin e fatit të një të riu sportdashës.

Klubet duhet të ofrojnë procese edukativo-sportive të programuara konform standardeve më të avancuara bashkëkohore të secili sport.

Këto klube cilado qofshin ato : basketbolli, futbolli, hendbolli, volejbolli, sporteve luftarake, tenisi, pingpongu, skijimi etj., nuk mund të ofrojnë vetëm njohjen dhe mësimin e lojës teknikisht dhe teknikisht por edhe edukimin sportiv, përmes formësimit psiko-social të personalitetit të individit.

Jo rrallë here kemi vërejt sjellje jo sportive dhe arrogancë të nivelit qesharak nëpër arenat e sporteve si pasoj e edukimit jo adekuat sportiv!

Shumë sportist të sporteve të ndryshme , në momentin kur dalin në sipërfaqe në mesin e moshatarëve të vet, fillojnë krekosjen dhe imitimin e idoleve të tyre duke u sjellë sikur yje në shtëpi, rrugë, shkollë e kudo!?

Më e keqja është se ata me këtë sjellje heqin dorë edhe nga procesi edukativo- arsimor duke humbë mësimin në shumë orë, here për pjesëmarrje në gara si e arsyeshme dhe pastaj edhe pa ndonjë arsye ,thjesht duke menduar se ata më po maltretohen me këtë gjë të panevojshme sepse profesioni i tyre vetëm se është përcaktuar dhe e kanë arrit kulminacionin me talentin e tyre në sportin e preferuar.

Ky mashtrim apo vetëmashtrim vije nga roli i klubeve dhe trajnerëve të tyre, që për të fituar ndonjë lig komunale, rajonale ose edhe republikane dhe për ta nxjerr ndonjë sukses personal ju rrisin “famën” këtyre adoleshentëve duke i shfrytëzuar për interesa të vogla .

Gjithashtu edhe mos seleksionimi adekuat dhe në kohën e duhur është një mëkat dhe mashtrim që ju bëhet të rinjve për vite me radhë, pra duke u mundu me pas numër më të madh nëpër klube që të përfitohet materialisht dëmtohen prindërit dhe mashtrohen fëmijët. Gjithsesi nuk duhet të abstenohet roli i prindit , por nivelin i arritjes në sport nuk përcaktohet nga ata por nga trajnerët dhe klubet.

Prindi është humbësi më i madh në ketë tragjedi, sepse investon financiarisht nga mosha 6,7 vjeçare e deri në moshën 18,19 vjeçare dhe në fund humbet edhe shkollimin e fëmijës edhe profesionalizmin sportiv…! Askush nuk jep llogari për 20 vite me radhë!? Kjo forme quhet abuzim me të rinj!

Kjo është e dhimbshme, sepse kur analizohet pse ka ardhur deri te ajo që ligat tona të vërshohen nga lojtarë te huaj, sidomos vendeve fqinje vije në pikëpyetje edhe afrimin e mësimit tekniko-taktik të sporteve.

Prandaj duhet te kuptohet se edhe nëse jeni kampion i komunës, regjionit apo shtetit të Kosovës në cilin do sport përveç xhudos, nuk arrini nivelin e proteksionizmit dhe se heqja dorë nga shkollimi është një rrezik serioz i mbetjes edhe pa profesion dhe pa edukim të mirëfilltë në të ardhmen.

Ky është një shqetësim serioz i cili duhet të trajtohet dhe të parandalohet në mënyrë që të rinjtë tanë të mos kenë fatin e shumë sportistëve të cilët sot kanë probleme me sigurimin e mirëqenies si pasoj e këtyre gabimeve. Fatmirësisht jo të gjithë ata të rinj që merren me sport janë viktimë e kësaj qasje joadekuate nga klubet, por një masë e konsiderueshme po!

Është koha që institucionet relevante të ndikojnë që të formohet bashkëpunimi i mirëfilltë prind- klub-shkollë, si dhe klubet të bëjnë seleksionimin në kohën e paraparë ,dhe të përmirësohet kjo gjendje e rrezikshme për të rinjtë që janë e ardhmja jonë e përbashkët.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit