15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Pushtetin me çdo kusht!

partite-politikePartitë politike që kanë shkuar në balotazh po nxitojnë me hapa të shpejtë për ta zënë “trenin e fundit” që të lidhin koalicione me partitë që janë diskualifikuar në rrethin e parë. Në këto dy-tri ditët e fundit kanë arritur disa koalicione ndërmjet partive politike, ndërsa kur është në pyetje pushteti, partitë po i thyejnë parimet, duke bërë koalicion me rivalin e përbetuar.

Këtë e dëshmon fakti që në disa komuna janë arritur koalicione ndërmjet PDK-së e AAK-së, e që do të jenë në “luftë” me LDK-në, ndërsa në disa komuna tjera janë bërë koalicione ndërmjet LDK-së e AAK-së, në “luftë” me PDK-në.

Ndërsa si variant i mundshëm në disa komuna është edhe koalicioni i “viganëve” LDK-së dhe PDK-së. E vetmja që ka mbetur jashtë këtij mishmashi, është lëvizja Vetëvendosje.

Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, këto koalicione vetëm sa e dëshmojnë se këto parti janë klane dhe grupe të interesit, qëllimi i të cilave është pushteti me çdo kusht.

“Kjo më së miri e shpjegon se këto janë klane dhe grupe të interesit, të maskuara pas emërtimit parti politike, pa koncept, pa program e pa parime, qëllimi kryesor i të cilëve është pushteti me çdo kusht”, ka deklaruar Vraniqi për Zërin.

Ai më tej ka shtuar se këto parti, politikën e konsiderojnë si pazar dhe se nuk brengosen për premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore.

“Kur të gjitha këto parti e kanë pranuar dialogun me Serbinë pa kusht, ku po dëmtohet sovraniteti i vendit, aq më pak mërziten për premtimet e tyre elektorale”, ka shtuar Vraniqi.

Në anën tjetër, anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këto koalicione, në rastin e kësaj partie janë koalicione të ndërtuara mbi parime.

“Në rastin e LDK-së janë koalicione parimore, por që janë varur shumë nga specifikat e secilës komunë dhe e kemi lënë në duart e degëve që të vendosin”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit