8.8 C
Prizren
E hënë, 28 Tetor, 2024

Deputeti Gashi: PDK-ja e para, sondazhet janë të porositura

Partitë politike kanë filluar qët’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryeministër të ri të vendit, pasi Kushtetuesja së fundi vendosi për votën e ish-deputetit Etem Arifi që vendin e çon në zgjedhje të reja.

Në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja, kandidat për kryeministër do ta ketë Enver Hoxhajn pas shkuarjes në Hagë të ish-liderit të saj,Kadri Veselit.

Deputeti i kësaj partie, Kujtim Gashi, për FrontOnline, tha se shkuarja e Veselit në Hagë e ka goditur PDK-në, por edhe shtetin e Kosovës.

Ai tha se përkundër goditjes që kanë marrë, janë të gatshëm për ta qeverisur vendin.

“Padyshim se shkuarja e Veselit dhe z. Thaçi e ka goditur subjektin tonë politik, por mbi të gjitha e ka goditur shtetin e Kosovës pasi që dy shtyllat kryesore të shtetitnukjanë në mesin tonë dhe atje gjykohen padrejtësisht për shkak të një lufte të drejtë që e kanë bërëçlirimtare, por sidoqoftëelektorati jonë, strukturat tona këtë goditje e kanë kthyer në mobilizim dhe përafrim të gjitha ideve tëmundshme për ta sjellë një fitore të madhe”, tha Gashi për Front Online.

I pyetur se a do tëshkojë PDK-ja e vetme në zgjedhje apo do të ketëbashkëpunim me partitë e tjera, Gashi tha se ende nuk kanë marrë një vendim.

“Ne realitet ne jemi duke i bërëpërgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, si subjekt politik jemi duke i mbajt kontaktet e vazhdueshme me degët, nëndegët dhe organet tjera dhe mund ta konfirmoj se deri në këtë moment PDK-ja nuk ka marrëveshje konkrete me ndonjësubjekt tjetër politik”, tha ai për Front Online.

Gashi i PDK-së: Ende nuk kemi vendosur se a do të bashkëpunojmë me Nismën

Gashi foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partinë“Nisma Socialdemokrate”.

Ai tha se lidhur me këtë PDK-ja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtarëanipse Nisma nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit.

“Unë e thash që nëkuadër të debateve diskutime propozimeve tëndryshme ka zëra për mundësinë e koalicioneve të ndryshme, por deri në këto qasje PDK nuk ka vendim përfundimtar se me cilin subjekt mund të jetë me njëlistë të përbashkët”, tha Gashi.

Deputeti i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalcionit me Vetëvendosjen

Gashi tha se PDK-ja asnjëherë nuk ka vendosur vijat të kuqe dhe se janë të hapur për bashkëpunim edhe me Lëvizjes Vetëvendosje, nëse programi i tyre është I përafërt.

“PDK asnjëherë s’ka pas vija të kuqe për partitë që i votojnë qytetarët e Kosovës, secili subjekt përfaqëson një interes të caktuar dhe ne nuk i vendosim vija të kuqe asnjëherë qytetarëve në këtë kontekst ne sigurisht që do të qeverisim me secilin subjekt i cili është gatshëm me pranuar programin tonë si program për qeverisje”, tha Gashi.

Sipas sondazheve të fundit të cilat janë bërë publike në media, PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dal partia e dytë në vend.

E për këto sondazhe deputeti Gashi tha se nuk e pasqyrojnë realitetin dhe se janë të porositura.

“Neve edhe në sondazhet e kaluara na kanë vendosë keq. Ata të cilët sondazhet i bëjnë me porosi dhe me kalkulime për të krijuar opinion kinse janë të parët ne jemi subjekti politik i cili po punon për të qenë të parët, nuk jemi duke u marrë me sondazhe e as debate të cilat thash që janë tëporositura”, tha për Front Online deputeti Gashi.

Më Shumë

Njeriu i Harruar

Prend BUZHALA (Katër poezi që u shpërngulën në harresë, duke e ndjekur Harrimin e Shenjtë) 1. Ja, Njeriu i Harruar, si një pëshpërimë e largët në brigje të ftohta, Si...

Kryetari i Malishevës: Përfunduan punimet e vendosjes së përçuesit të ri elektrik, qytetarët tanë do të kenë një dimër pa reduktime

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec. Kastrati ka theksuar se...

Lajmet e Fundit