Prizren: Nga një vit burgim personave që qendrën e masazhit e kthyen në prostitucion

Me nga një vit burgim janë dënuar dy persona nga Gjykata Themelore në Prizren për shkak se kthyen një qendër masazhi në një hapësirë ku u organizua prostitucion nga katër gra.

Sipas njoftimit, F.B. dhe A.G. në lokalin “R…. Massage” në nëntor të 2019-s kishin punësuar katër vajza dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune e kualifikim profesional, i kishin angazhuar për të kryer edhe shërbime seksuale. Në njoftim theksohet se atyre u ishte ofruar edhe banim pa pagesë.

Rasti ishte zbuluar nga një agjent policor që kishte hyrë në qendrën e masazhit dhe pasi kishte paguar 30 euro në recepsion për masazh, punëtorja pos masazhit në dhomë i kishte ofruar shërbim seksual për 50 euro, e të cilat ky i kishte paguar dhe më pas kishte ndërhyrë Policia duke e kapur në flagrancë.

Të dy pos dënimeve me nga një vit burgim, janë gjobitur edhe me nga 500 euro.

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit