7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Kosovare Asllani: Kurrë s’do ta harroj humbjen 9-1 nga Barcelona

Sulmuesja kosovare tani ka treguar se si ndikoi ajo humbje, e cila tashmë ka nisur të shkruajë historinë me Real Madridin.

“Ne ua dhamë topin atyre. Isha e mërzitur me mënyrën se si iu qasëm lojës. Shumë shoqe të skuadrës ishin nervoze sepse ishte ndeshja e parë. Ne iu dhamë atyre shumë dhurata, gola të lehtë. Mendoj se lojtaret kanë nevojë për eksperiencë dhe ende u mungon”, tha Asllani, golashënuesja më e mirë e Realit, e treta në Ligë këtë edicion.

Përveç kësaj, Asllani pohon se ajo do të luftojë në mënyrë që çdo vajzë, pavarësisht nga origjina e saj, të reflektohen në atë. “Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë. Unë kam lindur në Suedi, por besoj se vajzat e çdo origjine mund të pasqyrohen tek unë. Ndjeva se ishte përgjegjësia ime të luftoja edhe për ato vajza dhe të tregoja se kudo që të vini, asgjë nuk ju pengon të përmbushni ëndrrat tuaja. Ne do të hapim rrugën për vajzat që ëndërrojnë një ditë të luajnë për Real Madridin”.

Nga ana e saj, spikat angazhimi i madh shoqëror i Asllanit, e cila tregohet si një luftëtare e madha për barazinë në futbollin e grave.

“Kjo është arsyeja pse unë dua që klubet më të mëdha në botë të kenë një ekip femrash. Dhe Real Madridi është klubi më i madh në botë. Ishte e rëndësishme të hipnim në tren si ekipet e tjera dhe të tregojmë se duam një ekip të grave, një ekip të grave që është i suksesshëm. Unë besoj se ka shumë potencial dhe unë dua ta ndihmoj ekipin të përparojë në një vend futbolli si Spanja. Unë kam një mision”.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Lajmet e Fundit