279 raste të reja me Covid dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus.

Zemaj ka bërë me dije gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi edhe 441 persona.

“Sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1 775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 për qind ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit