12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Muja: Koalicioni është garanci e fitores

muja dhje luliKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja ka zhvilluar takim elektoral me banorët e fshatrave te Përdrinise .

Ai në këto fshatra është shoqëruar nga deputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasni si dhe partnerët e koalicionit Lulzim Kabshi nga AAK-LDD, dhe Fatmir Kastrati kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.
Kandidati për kryetarë komune Ramadan Muja, tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë për fitoren e radhës.

“Garancë e fitores së radhës është edhe koalicioni me qytetarët e komunës sonë dhe partitë si AAK-ja, VAKAT, NDS, KDTP, KTAP dhe të tjerët”
“Ne do të angazhohemi fuqishëm ashtu siç jemi angazhuar deri me tash në bashkëqeverisjen me qytetaret dhe investimet nuk do t’i ndalim në pjesën e Perdrinisë në të gjitha sferat”, tha Muja.

Nait Hasani, tha se fitorja e PDK-së me 1 dhjetor me votat e Përdrinisë do ta fuqizojnë qeverisjen e mirë të kryetarit Muja.

“Njëkohësisht do te jetë përgjegjësi e përbashkët për zhvillimin e ardhshëm të trevës së Përdrinisë. Përdrinasit falenderojnë Mujën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë gjatë mandatit të kaluar duke shpresuar që do të vazhdon me një angazhim edhe më të madhë për mandatin e të ardhshëm katërvjeçar.”.

Në këtë tubim elektoral ftesë për dalje në zgjedhje më 1 dhjetor bënë edhe anëtaret tjerë të koalicionit Fatmir Kastrati nga AAK si dhe Lulzim Kabashi të cilët ftuan elektoratin e tyre që me datën 1 dhjetor ta votojnë alternativën e vetme për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit