10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Jasharaj flet rreth pagës shtesë për arsimtarët: Presim që marrëveshja me Qeverinë të bëhet deri në fund të javës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me ministrinë e Arsimit, Ramë Likaj dhe presin që deri në fund të javës të arrihet marrëveshja lidhur me kërkesat e tyre, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Ai tha se kryeministri në detyrë Hoti dhe ministri Likaj janë duke treguar të gatshëm që të arrihet marrëveshja për kërkesat e SBASHK-ut.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm dhe me kryeministrin Hoti dhe me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe po tregohet një gatishmëri e kryeministrit Hoti dhe ministrit të arsimit që të angazhohen gjatë kësaj jave bashkë me ne për të bërë zgjedhje për dy kërkesat tona dhe ne jemi optimistë që gjatë kësaj jave do të arrijmë marrëveshje të plotë. Për momentin nuk mund të them më shumë pasi jemi në vazhdimësi të bisedave”, ka thënë Jasharaj.

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët
Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët
Ai njoftoi se SBASHK-u i ka dy kërkesa.

“Që të kemi shtesë të pagave për arsye të shtimit në volumin e punës në sistemin e arsimit dhe për arsye të rrezikshmërisë me COVID dhe kërkesa e dytë është se pasi që Komisioni i përbashkët ka arritur të harmonizoj të lidhë kontratë të re të nënshkruar. Jemi në këto biseda dhe besoj që në fund të kësaj jave do të kemi një marrëveshje të përbashkët duke u angazhuar edhe kryeministri Hoti, ministri Likaj që këto dy kërkesa të gjejnë zgjedhje meritore”, tha ndër të tjera Jasharaj.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit, e që do të bëhen me dy këste.

SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi. Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

Ndërkaq, SBASHK-u kishte paralajmëruar veprime sindikale nëse Qeveria nuk ua plotëson Qeveria kërkesat

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Lajmet e Fundit