8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Kurti viziton Malishevën dhe fshatrat e saj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar dje në Malishevë.

Gjatë kësaj vizite Kurti ka theksuar nevojën e rritjes së prodhimeve vendore.

“Prodhimi vendor është më i vlefshmi, e kjo u dëshmua sidomos gjatë pandemisë kur u pa që për një moment edhe kufijtë mund të mbyllen”, tha Kurti, gjatë vizitës së djeshme nëpër disa biznese të Malishevës.

Kurti gjatë kësaj vizite u shoqërua nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, dhe kandidatët për deputet nga LVV, ish-ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, Gani Krasniqi, Jetmira Vrenezi, Faton Peci dhe Visar Korenica.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje me këtë rast ka premtuar mbështetje për prodhuesit vendor në momentin që marrin drejtimin e qeverisë.

“Qeverisja jonë e ardhshme do t’i ndihmojë prodhuesit vendor si në sigurimin e tregut ashtu edhe në shtimin e kapaciteteve dhe largimin e pengesave që ata kanë për ta shtuar prodhimin e punësimin në vend”.

“Goditja e rëndë që bizneset kanë marrë nga pandemia do të tejkalohet e mësimet e marra që tashmë prioritizojnë prodhimet vendore do të inkurajohen edhe më tutje nga qeverisja jonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti gjatë vizitës në Malishevë./Telegrafi/

Më Shumë

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit