9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Janar, 2025

Opozita në Prizren e akuzon drejtorin Haskukës për fushatë në Kuvend

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj të enjten ka lëshuar seancën e Kuvendit të Komunës pas reagimit të kuvendarëve opozitarë, të cilët kanë shprehur qëndrimin se ky zyrtar po zhvillon fushatë elektorale brenda në sallë. Muçaj ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij dhe ka sqaruar se nuk ka dashur që ta ofendojë asnjë anëtar të Kuvendit.

Përplasja ka filluar pas diskutimit të kuvendares së PDK-së, Dafina Bllaca, e cila duke folur për qeverisjen e VV-së në Prizren ka theksuar se qytetarët do ta ndëshkojnë mospunën, “sepse tashmë ata janë të bindur se nuk jeni shpresa e këtij qyteti”. Nga vendi ka reaguar drejtori Muçaj duke thënë 55 për qind. Gjithashtu ka ngritur një fletë në të cilën shkruhej “55 %”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kuvendarit të Nismës, Shukri Quni, i cili ka pyetur zyrtarin e lartë komunal nëse ka ardhur në seancë të KK-së për të bërë fushatë. Ai ka theksuar se zyrtari i emëruar nuk bën që të komunikojë në atë mënyrë me anëtarët e zgjedhur.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi e ka cilësuar si të turpshëm veprimin e drejtorit. “Kjo sallë e Kuvendit nuk është vend për fushatë”, ka thënë ai.

Fatmir Kastrati i AAK-së ka pohuar se pritja e tij ka qenë që kryetari i Komunës të kërkojë largimin e drejtorit nga seanca, pasi salla e KK-së nuk është vendi për fushatë elektorale. Pranverim Berisha i Nismës veprimin e drejtorit e ka quajtur të ulët e arrogant. “Ose në e lëshojmë sallën ose ai të largohet”, ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka theksuar se pika e rendit të ditës për pyetje të kuvendarëve duhet të shërbejë për shtrimin e pyetjeve nga kuvendarët, dhe jo për shpifje e komente. “Çka boni drejtori, kurrgjë. E çoj një letër”, ka thënë Haskuka, duke kërkuar që të shikohet statuti nëse ky veprim përbën shkelje. Në këtë moment Pranverim Berisha ka kërkuar nga kuvendarët që ta lëshojnë seancën. Teksa disa kuvendarë lëshonin sallën, kanë intervenuar kuvendarët Shukri Quni dhe Fatmir Kastrati që kryesuesi të ftojë në takim shefat e grupeve të këshilltarëve për të gjetur një zgjidhje. “Me drejtorin në seancë, nuk ka kuptim vazhdimi i mbledhjes”, ka thënë Kastrati.

Kryesuesi i KK-së, Sulltan Badallaj ka kërkuar pauzë dhe ka ftuar në takim shefat e grupeve të këshilltarëve.

Pas kësaj pauze, ka vazhduar seanca, me ç’rast drejtori Muçaj ka kërkuar falje.

“Kam obligim moral me i kërku falje profesorësh Dafinë. Nuk kisha qëllim ta ofendojë askënd… Kuvendarja Dafina tha qytetari ka me ju tregu vendin në zgjedhje, thjeshtë unë e tregova atë të qytetarëve… Ndjej obligim me lëshu seancën për hir të mbarëvajtjes së këtij takimi dhe kërkoj falje prej të gjithë atyre që janë prekur”, ka thënë Muçaj dhe është larguar nga salla e KK-së.

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ka vazhduar punimet me shqyrtimin e disa pikave të rendit të ditës.

https://www.koha.net/kosove/256108/drejtori-i-inspektorateve-leshon-seancen-pas-reagimit-te-kuvendareve-te-prizrenit/

Më Shumë

Gjysmëfinalet e kthimit: Kush do të sigurojë biletën për finalen e Kupës?

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe...

Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së zgjedh Kryesinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate. Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e...

Ylli pret Bashkimin

Lajmet e Fundit