Rrahje në Prizren mes dy burrave e dy grave

Një rrahje ka ndodhur në Prizren mes dy burrave e dy grave, raporton PrizrenPress.

Gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore tre persona, por vetëm njëri prej ta lëndime më të rënda, ndërsa tjerët të lehta. Me urdhër të prokurorit, dy burrat janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 05.02.2021 – 22:45. Raportohet për një rrahje në mes dy meshkujve dhe dy femrave kosovar, të cilët gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime ju është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit mjekësor, vetëm njëri ka lëndime të rënda, kurse të tjerët lëndime të lehta. Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit