Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm të hënën ndodhën 67

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24-orët e fundit kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet.

Siç njofton Policia, 25 aksidente trafiku ishin me persona të lënduar dhe 41 tjerë me dëme materiale, transmeton Telegrafi.


Për gjatë 24-orëve të fundit, Policia bën të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 143 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion, dhe 480 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCovid.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe 17 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit