6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Haskuka thekson angazhimet për pastrimin e borës në vendbanimet e Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet kompanive të kontraktuara, është angazhuar për pastrimin dhe hedhjen e kripës në rrugët e lagjeve dhe fshatrave të kësaj komune.

“Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij rajoni mund të mos tregojë rezultate të shpejta”, ka bërë të ditur Haskuka, në rrjetet sociale.

Sipas tij, Ekzekutivi lokal do të vazhdojë angazhimin për lehtësimin e qarkullimit, dhe njëherësh i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Të dielën në mëngjes, degët e partive opozitare në Prizren kanë shprehur shqetësimin për mos pastrimin e duhur të rrugëve nga bora. Sipas tyre, në ditën e zgjedhjeve, shumë rrugë kanë mbetur të bllokuara.

Më Shumë

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit