Mbappe: Kemi fituar me stil

Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Barcelona – PSG, të luajtur të martën mbrëma. Mbappe kishte natë të madhe ndërsa realizoi tre gola në fitoren 4:1 të Parisit.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi dashur të vijmë këtu dhe të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë me stil. Kjo mbrëmje ishte madhështore. Por nuk kemi fituar ende asgjë”, ka thënë Mbappe pas ndeshjes për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Gjithnjë kam dashur të jap më të mirën për Parisin. Është fanellë që ka shumë rëndësi për mua. Nuk ia kam dalë gjithnjë dhe ndoshta kam ndeshje të këqija. Por nuk jam person që fshihem, edhe kur gaboj. Është çështje e kontinuitetit. Trajneri ka bërë punë të madhe prej se ka ardhur. Por ai ka vazhduar punën e Tuchelit që filloi një punë të jashtëzakonshme, me finale. Ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë në aspektin fizik. Nuk jemi ende në kulm të formës, ndonëse paraqitja sonte ishte shumë e mirë. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi që të përsërisim ndeshje si kjo”, ka shtuar ylli i ri i futbollit.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Kapet me 142 km/h në zonë 40 km/h në Prizren, shoferi gjobitet me 500 euro dhe mbetet pa patentë për gjashtë muaj

Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 142 km/h në një zonë ku...

Lajmet e Fundit