Balje akuzon koalicioin ‘Vakat’ për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak

Kryetarja e listës boshnjake Unioni Socialdemokrat, ish deputetja Duda Balje, ka akuzuar koalicionin e partive  boshnjake ‘Vakat’ se ka bërë marrëveshje të fshehur me Listën Serbe, duke marrë vota në komunat me shumicë serbe ku nuk jeton asnjë boshnjak.

Balje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘Vakat’ përmes marrëveshjes së fshehur [me Listën Serbe] ka marrë afër 1,000 vota në mjediset serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Duda Balje:

” Vakat, Vakat!!!!

S’keni faj për asgjë, por marrëveshje e fshehur me disa “fytyra”  për vota, afër 1000, në mjediset serbe në të cilat nuk i keni pasur kurrë.

Nuk ka të bëjë me Prishtinën dhe qytetet tjera por me vendet ku nuk jeton asnjë boshnjak.

KQZ nuk po e ftoni te zhbejne, por populli te ju fale, per shitjen dhe tradhetine e  “ krijuesve te Bosnjes”.

Duke pritur rezultatet përfundimtare!!!!

Ps. Hajde ma kujto se nuk e kemi pare live te njejten gje se si nuk ka perdorur kurre arme pa leje…. mire pastaj e ka perdorur?!

Dhe nëna ime nga Novi Sad mirëpret gjithë Vakatin!” (sic.), ka shkruar Balje, duke i bashkangjitur postimit të saj dëshmi për votat që ka marr Vakat në mjediset serbe në veri të Kosovës.

Duda Balje, më 28 janar, e kishte akuzuar Listën Serbe se po planifikonte që “përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet jo shumicë në Kosovë”.

Ajo ka thënë se numri i boshnjakëve që jeton në Mitrovicën e Veriut nuk është i madh dhe se me një numër të caktuar të votave, mund të ndikohet në marrjen e mandateve politike. /Telegrafi

 

 

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit