1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka folur për kohën e tij në krye të kësaj partie, por edhe për arsyet pse çuan në rezultatin më të dobët në histori të saj.

LDK-ja sipas rezultateve preliminare, ka marrë pak më shumë se 13 për qind, ndërkohë që VV-ja gati 48 për qind.

Mustafa thotë se LDK-ja pagoi çmimin për prishje të koalicionit me VV-në, gjë që thotë se do ta bënte edhe sot.

“Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK-ja ka zgjedhur partneritetin me SHBA-në. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA, por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka shkruar se partia e tij ishte ndëshkuar për shkak se nuk iu nënshtrua propagandës së majtë, dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk ishte nënshtruar nga Serbia në vitet e 90-a.

“Unë do të isha i lehtësuar po ta dija se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje”, ka shkruar ai ndër të tjera.

“Qeveria Hoti, ka sanuar relacionet e prishura me SHBA nga Qeveria Kurti si dhe relacionet me BE, të shkatërruara nga Qeveria Kurti dhe Haradinaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka menaxhuar me sukses pandeminë COVID-19 si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit mirëpo nuk ka uruar votuesit e LDK-së që kanë kaluar në VV.

“Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populiste”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në...

Bashkimi mposht Trepçën në Mitrovicë

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Femrave, me rezultat 48:70 (15:20, 9:21, 12:19, 12:10), raporton PrizrenPress. Bashkimi shënon...

Lajmet e Fundit