7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Trajneri kosovar me përvojë 30-vjeçare në Slloveni: FFK-ja po i degradon kuadrot

Jetën ia ka kushtuar futbollit, duke punuar për më shumë se 30 vjet në disa skuadra të Sllovenisë, shkolla të futbollit e ekipe të femrave, por ëndrra e tij e madhe është të punojë në futbollin e Kosovës, në vendin prej nga e ka edhe prejardhjen.

Fjala është për trajnerin nga Vushtrria, që jeton dhe vepron në Slloveni, Nebih Zeneli.

Ky i fundit ka punuar në disa ekipe sllovene, si NK Brezice dhe NK Krsko. Deri në fillimin e pandemisë COVID-19 ka qenë udhëheqës i shkollës së futbollit Krsko dhe trajner te skuadra U-19.

Në një rrëfim për “Zeri.info”, Nebih Zeneli flet gjendjen momentale në futbollin slloven, i cili është goditur shumë nga pandemia.

“Momentalisht nuk kemi aktivitete për shkak të pandemisë. Vetëm Liga e Parë, që ka kontrata profesionale, është duke punuar, kurse të tjerat janë të ndaluara. Stërvitjet dhe ndeshjet kanë qenë të ndaluara, mirëpo presim që në ditët në vijim të lehtësohen masat”, nis bisedën për “Zeri.info” Nebih Zeneli, i cili ka përvojë edhe me skuadrën e femrave Krka, ku ka punuar me shumë sukses në Ligën e Parë të Sllovenisë.

Takimi i vitit 2008 i FFK-së me zyrtarët e Federatës së Sllovenisë dhe ndërprerja e kontakteve

Ndryshe, klubet e futbollit kosovar në vitet e fundit janë koncentruar kryesisht në trajnerë nga rajoni.

Image

 

Zeneli thotë se nëse do t’i vinte ndonjë ofertë nga Kosova do ta shqyrtonte, pasi vullneti për të kontribuar në Kosovë është i jashtëzakonshëm.

“Para 10 viteve isha në kontakte me klube në Kosovë, por nuk pati diçka konkrete. Në vitet e fundit nuk ka ardhur ndonjë ofertë, por jam i hapur, pasi me përvojën time mendoj se do të kontribuoja në futbollin kosovar”, deklaroi vushtrriasi.

Zeneli në mënyra të ndryshme e ka ndihmuar futbollin kosovar që nga koha kur Federata e Futbollit e Kosovës tentonte të anëtarësohej në UEFA dhe FIFA, në kohën e ish-kryetarëve Sabri Hashani e Fadil Vokrri.

“Kam qenë në kontakt me FFK-në që në kohën e Sabri Hashanit. Isha në Federatë dhe kam ofruar të gjitha që mund të ofrohen për ndihmë, duke filluar nga kontaktet e gjëra të tjera. Pastaj edhe në kohën e Fadil Vokrrit kishe biseda dhe kontakte.. Unë kam qenë njeriu i parë që ia kam mundësuar FFK-së shkuarjen e zyrtarëve për herë të parë në takimin me Federatën e Sllovenisë në vitin 2008. Këtë e di edhe sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, pasi me të kam kontaktuar. Mysafir asokohe kanë qenë edhe kryetari momental Agim Ademi dhe ish-presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri. Kontaktet janë ndërprerë pasi disa nuk kanë qenë korrektë”, kujton Nebih Zeneli.

“Sllovenia i ka angazhuar të gjithë ekspertët nga jashtë vendit, në mënyrë që të zhvillohet sa më shumë futbolli, Kosova sjell trajnerë nga Afrika e Jugut”

Në syrin e Zenelit puna e FFK-së nën drejtimin e Agim Ademit lë shumë për të dëshiruar.

“Unë jam tash e 30 vjet anëtar i Shoqatës së Trajnerëve në Slloveni dhe e di shumë mirë se si funksionon një federatë. Mendoj se FFK-ja duhet të punojë shumë që ta arrijë nivelin e duhur. Konsideroj se FFK-ja është duke e bërë degradimin e kuadrove të trajnerëve. Kosova ka trajnerë të mirë dhe të shkolluar që mund ta ndihmojnë futbollin në Kosovë. Do të kisha shumë dëshirë që të takohem me trajnerët në Kosovë, në mënyrë që të shkëmbehen mendime dhe përvoja për ta ndihmuar futbollin tonë”, theksoi ndër të tjera Zeneli.

“Sllovenia i ka angazhuar të gjithë ekspertët nga jashtë vendit, në mënyrë që të zhvillohet sa më shumë futbolli. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në Kosovë. Ne sjellin trajnerë nga Afrika e Jugut e në anën tjetër kemi trajnerë shqiptarë që i edukojnë fëmijët në Evropë e në Kosovë na mohohet. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Jemi duke u degraduar”, përfundoi Nebih Zeneli.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit