Bitcoin i rikthehet fitimeve

Pas një rënie prej gati 10 mijë dollarë brenda tri ditëve, Bitcoin ka filluar ta rimerr vetën.

Ky kthim i fitimeve të kësaj kriptovalute vjen pas investimit të fundit prej 170 milionë dollarëve nga kompania amerikane për pagesa elektronike Square.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 50 mijë dollarë.

Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rënie prej 2 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u vlerësua me mbi 5 për qind.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Gjatë të shtunës së kaluar, kriptovaluta arriti rekordin prej 58 mijë dollarëve.

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.

Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.54 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit