T.I. nuk do të kthehet në film pas akuzave për abuzim seksual

T.I. nuk do të kthehet në filmin “Ant-Man”.

Aktori dhe reperi 40 vjeçar, i cili luajti Dave në dy filmat e mëparshëm, nuk do të kthehet për të tretin mes akuzave për abuzim seksual me të cilat po përballet së bashku me gruan e tij, Tiny, transmeton Klan Kosova.

Dave ishte një nga miqtë e Scott Lang që e ndihmoi atë në aventurat e tij së bashku me ish të dënuarit Luis dhe Kurt.

T.I dhe Tiny aktualisht po përballen me akuza të abuzimit seksual nga viktima të shumta.

Raportohet se një avokat që përfaqëson 11 viktima të pretenduara ka akuzuar çiftin për abuzim seksual, gëlltitje të detyruar të narkotikëve, rrëmbim, frikësim, sulm dhe ngacmim.

T.I. dhe Tiny kanë mohuar pretendimet dhe së fundmi kanë folur në lidhje me akuzat.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit