Juventus, kurrë më keq në dekadën e fundit

Pas 24 javësh kampionat në Serie A, Juventus është 10 pikë larg nga kryesuesit e Interit, por sigurisht ka edhe një ndeshje për të rikuperuar që mund ta zbresë diferencën në -7.

Që bardhezinjtë, kampionët e nëntë sezoneve të fundit, të rikuperojnë në javët e mbetura këtë diferencë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pas ndalesës së fundit në Verona.

Por që tifozëve t’u rikthehet besimi te skuadra e Pirlos duhet seri e gjatë fitoresh për të rikthyer shpresat e titullit të 10-të radhazi. Për ta arritur këtë duhet të injorojnë edhe statistikat, të cilat pas 23 ndeshjeve, në 9 sezonet e fundit që janë shpallur kampionë, nuk i kanë gjetur kurrë në kuotën e 46 pikëve.

Më keq se kaq Juventus nuk ka qenë asnjëherë në dekadën e fundit. Në sezonin 2011-2012, Zonja e Vjetër kishte 49 pikë, por ishte e para. Për të krahasuar ecurinë jo të mirë të sezonit aktual, mafton të themi dy fakte: Në sezonin 2015-2016, ku ndodhej në vendin e dytë, pati 51 pikë.

Në të njëjtin pozicion në sezonin 2017-2018, Juventus kishte plot 59 pikë. Rekordi pas 23 javësh për bardhezinjtë është në sezonin 2018-2019 drejtuar nga Allegri, ku u grumbulluan 63 pikë, e thënë ndryshe, u lanë vetëm 6 pikë nga maksimumi. Megjithatë, janë edhe 15 ndeshje deri në fund, të shohim a do të arrijë Juventus të shpallet kampion.

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit