7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ylli triumfon në sfidën verdhezi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, derisa kjo pjesë përfundon 22:18 për vendasit. Megjithatë, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin mysafirët. Ata krijuan epërsi deri në 14 pikë, 32:46, derisa pjesa e përfundon 38:46.

Pejanët ngushtuan shifrat në periodën e tretë në 49:54, por therandasit sërish u shkëputen në 10 pikë, 52:62, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65. Ylli e kontrolloi lojën edhe në 10 minutat e fundit, ku epërsinë më të lartë e kishte 14 pikë, 63:77, derisa në fund triumfoi 77:88. Duket theksuar se të dy skuadrat kishin mungesa për shkak të lëndimeve, si Dardan Berisha te Peja apo Gëzim Morina, Wilbekin e Demetris Morant te Ylli.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 31 pikë e 17 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë e 13 kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e shtatë kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Golden Eagle Ylli 14 fitore dhe shtatë humbje.

Më Shumë

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajmet e Fundit