2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Dy të vdekur në dy aksidente të ndryshme në Malishevë

 Një fëmijë dhe një shofer kanë vdekur në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur sot në Komunën e Malishevës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Carallukë, ku i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, i cili nga plagët e marra ndërron jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Stapanicë, ku i dyshuari me automjetin e tij, nga pakujdesia godet katër vetura dhe një kamion, dhe si pasojë e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta trupore pësojnë nëntë persona, thuhet në raportin e policisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pa jetë i të dyshuarit të dytë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rahoveci mposht Prishtinën, gati për “derbin e përjetësisë” ndaj Besës

Klubi i hendbollit Rahoveci ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për kreun e...

Totaj nënshkruan memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus...

Lajmet e Fundit