Mbi 200 milionë euro kredi të lëshuara nga institucionet mikrofinanciare

Vlera e kredive të lëshuara nga institucionet mikrofinanciare ka arritur në mbi 200 milionë euro.

Prej kësaj vlere, 134 milion e 300 mijë euro janë dhënë për ekonomitë familjare, kurse 70 milion e 300 mijë euro për korporatat jo financiare, me një ndryshim vjetor në kredi prej -7.9 për qind për ekonomitë familjare dhe -2.8 për qind për korportat jo financiare, bëhët e ditur në raportin mujor të sistemit financiar të BQK-së.

Norma e interesit në kredi gjatë janarit 2021 u zbrit në 19.8 për qind krahasuar me 20.3 për qind në muajin dhjetor të 2020-tës.

Në anën tjetër vlera e aseteve të institucioneve mikrofinanciare (IMF) gjatë muajit të kaluar arritën vlerën e 317 milion eurove./Buletini Ekonomik/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit