3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Totaj: Haskuka e futi Prizrenin në borxhe

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka dal kundër vendimit për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale.

Sipas tij, Haskuka e ka futur qytetin në borxhe.

“Kohe? me? pare? kam reaguar rreth paaftësisë? se? qeverisjes lokale ne? Komunën e Prizrenit si pasoje? e se? cile?s deri me? sot kanë mbetur pa u shfryte?zuar afro 20 milionë? €”, shkruan Totaj në Facebook.

“Kryetari z. Haskuka megjithatë insistonte qe? te? merret kredi milionëshe nga BERZH dhe qyteti te? futet ne? borxhe.
Sot ne? asamblenë? komunale ishte votuar pe?r aprovim te? ke?rkese?s se? kryetarit Haskuka”.

“Përtej interesave partiake, mendoj se nuk është? vepruar ne? favor te? interesit publik te? qytetit tone?”.

“Kushdo nga asamblistët, pa dallim partie, qe? ne? mënyrë? direkte ose indirekte e ka ndihmuar ke?te? proces te? votimit mendoj se nuk i ka kontribuar avancimit te? interesit publik te? qytetit te? Prizrenit”.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale.

Zyrtarët e Ekzekutivit kanë sqaruar se pos kredisë prej 5 milionë eurove, përfshihet edhe granti prej 1 milionë eurove për jetësimin e këtij projekti.

Pas debatit të zhvilluar, vendimmarrja për këtë projekt është mundësuar nga një pjesë e kuvendarëve të opozitës, që bashkë me kuvendarët e koalicionit kanë qëndruar në seancë. Kësisoj nga 23 kuvendarët, 19 kanë votuar për dhe 3 kanë abstenuar.

Kuvendaret e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur në muajin shkurt me shumicë votash nuk e patën miratuar propozim-vendimin për huamarrje nga BERZH-i. Kuvendarët e opozitës, që përbëjnë shumicën, patën theksuar se Ekzekutivi lokal nuk po mund ta realizojë buxhetin e votuar dhe se me këtë kredi Komuna futet në borxh. Pas mosmiratimit të vendimit pat reaguar kryetari Haskuka, duke akuzuar edhe disa këshilltarë nga radhët e LVV-së për koordinim me partitë opozitare për sabotimin e projekteve të Ekzekutivit. Ndërsa grupi i kuvendarëve të LVV-së i pat kundërshtuar këto pretendime, duke e quajtur reagimin e Haskukës të turpshëm dhe njëkohësisht patën paralajmëruar përballje në organet e partisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

Lajmet e Fundit