Prizren, gjendet një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë

Të shtunën në Prizren gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punetorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, trupi i pajetë ka qenë i mbështjellë me batanije dhe i varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Lajmet e Fundit