Ibrahimovic nuk luan kundër Kosovës?

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në Kombëtaren e Suedisë bëri bujë të madhe në mediet vendore dhe botërore, pasi sulmuesi i njohur do të jetë kundërshtar i Përfaqësueses së Kosvoës për herë të parë, shkruan Insporti.com.

Megjithatë,  gazetari Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, ka raportuar se sulmuesi i Milanit do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ndeshje kjo që zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Pastaj, do të vlerësohet situata nga stafi mjekësor dhe do të vendoset nëse 39-vjeçari do jetë titullar edhe ndaj Kosovës (më 28 mars) apo të këtë më pak minuta, duke kujtuar se sulmuesi shtatlartë ishte i lënduar së fundmi.

Ndërsa, për miqësoren ndaj Estonisë (më 31 mars), sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk pritet të paraqitet fare. /Insporti.com/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit