Prizren:Dy të mitur dënohen me nga një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrimi dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

G.K., dhe H.B., nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës Pit Bull i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke iu marrë me forcë një shumë të të hollave. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më Shumë

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit