Ukaj: Selmanaj, Veliu dhe Hoti nuk do të jenë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani

Kryesia e LDK-së ka vendosur që do të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kourumin Vjosa Osmanit për Presidente.

Por disa deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

Kështu u shpreh Xhavit Ukaj, anëtar i këshillit të LDK-së, në RTV21.

Ai beson që Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do marrin pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

“Kryesia e LDK-së ka të drejtë të merr vendime, janë edhe legjitime, mirëpo në këtë rast për t’u votuar duhet deputetët të jenë në sallë, jo Kryesia. Nuk besoj që të gjithë deputetët do t’i binden kryesisë.

E kam mendimin tim personal që nja 3,4 deputetë nuk do të qëndrojnë në sallë në ditën e votimit. Dihet, opinioni e din. Mendimi im personal dhe t’u i njoftë të gjithë edhe i kom pas kolegë, besoj që Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti nuk do jenë në sallë ditën e votimit”, ka thënë Ukaj.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit