7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pesë mësimdhënës po kërkojnë mbi 6 mijë e 500 euro kompensim për udhëtime dhe shujta nga Komuna e Rahovecit

Ka përfunduar gjykimi në rastin ku mësimdhënësit Halim Kelmendi, Verja Lila, Laureta Behluli, Adelina Paqarizi dhe Rukije Krasniqi, po kërkojnë 6 mijë e 559 euro nga Komuna e Rahovecit), kompensimin për shpenzimet e udhëtimit dhe shujtave për ushqim, të cilat pretendojnë se iu takojnë me kontratën kolektive.

Lidhur më këtë rast, të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka përfunduar procedura civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në shqyrtimin kryesor të mbajtur të enjten, përfaqësuesi i paditësve, avokati Agim Metbala, ka kërkuar nga gjykata që padia dhe kërkesa e tij, të aprovohet si e bazuar, si dhe të detyrohet e paditura që paditësve t’ia kompensojë shpenzimet e udhëtimit dhe shujtat ushqimore të paraparë me kontratën Kolektive.

Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës

Tutje, avokati Metbala, ka kërkuar nga gjykata që të vazhdoj me procedurën e provave, ku i njëjti i ka propozuar gjykatës prova të veçanta për secilin paditës.

“I propozoj gjykatës që të zbatoj procedurën e provave, të procedoj provat e bashkangjitura në padi, e në seancën e sotme, i propozoi gjykatës që si prova të veçanta të i procedoj vërtetimet për secilin paditës veç e veç mbi pranimin e ditëve të punës të lëshuar nga ana e drejtorit të SHFMU “Isa Boletini” në Rahovec si dhe certifikatat e vendbanimit për paditësit Halim Kelmendi dhe Velja Lila” tha avokati Metbala.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i të paditurës, Drejtoria Komunale e Arsimit, Bilbil Oruqi, e ka kundërshtuar në tërësi padinë e paditëses dhe ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të refuzohet si e pa bazuar.

Tutje, Oruqi, ka pretenduar se Komuna e Rahovecit nuk ka obligim ndaj paditësve, me arsyetimin se të njëjtës i mungon legjitimiteti real pasiv, pasi që nuk është nënshkruese e Kontratës Kolektive të Arsimit, por sipas tij këtë kontratë e ka nënshkruar MASHTI dhe SBASHK-u.

“Mbrojtja e të paditurës është në përputhje me përgjigjen e DKA-së, këtu paditësja në parim e pranon të drejtën e mësimdhënësve për shfrytëzimin e ushqimit dhe të udhëtimit por që në mungesë të mjeteve të cilat nuk janë alokuar, të paditurës, në kuptim të dispozitave të nenit 46 të kontratës kolektive, e njëjta respektivisht dispozitat që kanë implikime financiare kanë mbetur të pa zbatuara” tha Oruqi.

Ndërsa pas administrimit të provave, përfaqësuesi i të dëmtuarës, Bilbil Oruqi, ka pasur vërejtje në provat e administruara.

“Me vërejtje për shkak se vërtetimet mbi ditët e pranisë në punë nuk janë hequr ditët e pushimeve dhe ditët që konsiderohen si mungesë në punë për shkak të grevës apo arsyeve tjera” tha Oruqi, duke shtuar se vërtetimi duhet të lëshohet nga komisioni i posaçëm i krijuar për këtë qëllim nga DKA-ja.

Ai po ashtu, ka paraqitur vërejtje edhe në kuponët e udhëtimit për paditësit Kelmendi dhe Lila.

“Me vërejtje në kuptim të mbrojtjes për shkak se kuponët nuk mund të jenë provë me të cilën vërtetohet se paditësi ka shpenzuar mjete për çdo ditë të vijueshmërisë në punë, sepse këta kupona vërtetojnë vetëm për ditë të caktuar respektivisht dy kuponë për dy ditë shpenzime të cilat kanë mundur të porositen sipas dëshirës së këtu paditësve” tha Oruqi.

Sipas tij, është e ditur botërisht fakti se transporti urban dhe ndërurban kur kemi të bëjmë me udhëtime të përditshme ofrojnë kupon mbi baza mujore, e kjo do të ishte provë e arsyeshme për të kërkuar kompensimin real.

Përfaqësuesi i paditësve, avokati Metbala dhe përfaqësuesi i të paditurës, Bilbil Oruqi, fjalët e tyre përfundimtare e kanë dorëzuar me shkrim.

Ndryshe, sipas padisë të ushtruar më 30 dhjetor 2019, paditësit  Halim Kelmendi, Verja Lila, Laureta Behluli, Adelina Paqarizi dhe Rukije Krasniqi, po kërkojnë nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), kompensimin për shpenzimet e udhëtimit dhe shujtave për ushqim, të cilat pretendojnë se i takojnë me kontratën kolektive.

Në padi thuhet se pos të drejtave të tjera të parapara me dispozitat e Ligjit të Punës, nr.03/L-2012, paditësve si punëtor arsimorë me kontratën Kolektive të Arsimit Parauniversitar të datës 18 prill 2017 është rregulluar se: “Punonjësit arsimtar që udhëtojnë në vendbanimet e komunës përkatëse ku punojnë, i paguhen shpenzimet e rrugës 70% të biletës së udhëtimit urban”, si dhe në mënyrë eksplicite është rregulluar se: “Të punësuarve, u sigurohet kompensimi për ushqim gjatë punës për ditët e pranisë në punë, vlera e kompensimit të shpenzimeve të ushqimit në punë për ditë pune është 2(dy) euro, për të punësuarit që kanë marrëdhënien e punës primare në institucionet arsimore”.

Sipas padisë, paditësi Halim Kelmendi për çdo ditë pune udhëton në relacionin Bellacërrk (Fortes)-Rahovec dhe anasjelltas, me biletë që kushton 0.70 euro, respektivisht kthyese 1.40 euro, ndërsa paditësja Verja Lila, udhëton në relacionin Xërxe-Rahovec, me biletë 1 euro, respektivisht kthyese 2 euro.

Tutje në padi thuhet që paditësit të parë Halim Kelmendi,  për 479 ditë pune  në emër të udhëtimit t’i kompensohen shuma prej 595 euro si dhe shuma prej 994 euro në emër të shujtave ushqimore po ashtu edhe paditëses së dytë Verja Lila, për 479 ditë pune ti kompensohet shuma prej 994 euro si dhe shpenzimet në emër të shujtave të ushqimit po ashtu 994 euro.

Ndërsa për paditëset Laureta Behluli, Adelina Paqarizi dhe Rukije Krasniqi, kërkohet që për 479 ditë pune secilës veç e veç t’i kompensohet shuma prej 994 euro në emër të shujtave për ushqim.

Prandaj, me anën e kësaj padie paditësit po kërkon nga gjykata që kërkesat e tyre të aprovohen si dhe të detyrohet e paditura që t’ia kompensoj sipas kërkesëpadisë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Lajmet e Fundit