Zyba: Jam takuar me deputeten e AAK-së nga Suhareka, folëm për çështjen e presidentit

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur rreth akuzave nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se ka qenë ‘sekser’ i votave për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai ka pranuar se ka kontaktuar dhe janë takuar me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi në Suharekë, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e presidentit.Zyba ka thënë se ka kërkuar të kuptojë nëse ka votë nga Bytyçi e AAK-së, për Vjosa Osmanin presidente.

“Jam takuar me të dhe vëllain e saj, jemi takuar në një nga kafenetë e Therandës, folëm edhe për çështjen e presidentit. Ka pasur një vullnet, por ajo ka përfillur qëndrimin e partisë, derisa Haradinaj ka bërë disa deklarata jo të duhura”, tha Zyba, për RTK.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit