6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

LDK në Prizren: Haskuka po i kërcënon partitë me dëbim nga zyrat

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar rreth vendimit të Komunës për largimin e partive politike nga zyrat.

Sipas këtij subjekti politik, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, me këtë vendim hapatazi po i shantazhin dhe kërkcënon partitë politike në Prizren.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren

Pushteti komunal në Prizren ka filluar shpërfaqjen haptazi të mendësisë jodemokratike, të shantazhit dhe kërcënimit me largim nga zyret e tyre të subjekteve opozitare, në pragë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari Haskuka dhe kabineti i tij, e për më shumë edhe krejt partia prej nga ata vijnë, duket se nuk e kanë as idenë e funksionimit të demokracisë.

Shtetet demokratike e marrin për obligim mbështetjen logjistike të funksionimit të veprimtarisë së subjekteve politike, sidomos të atyre që fitojnë besimin popullor për përfaqësim në nivel lokal e qendror.

Bazuar në këtë parim, risjellim në kujtesë se Asambleja Komunale, gjatë qeverisjës së LDK-së me Prizrenin, ka pas marrë vendim që të ju ofrohet pa pagesë nga një zyre të gjitha partive partive politike të cilat arrijnë të futen në Asamblen Komunale, ndërkohe që atëherë është menduar të sigurohen gjithashtu edhe zyre për të gjithë deputetet e Parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Prizreni, në mënyrë që t’ju mundësohet kontakti sa më i lehtë qytetarëve prizrenas me të zgjedhurit e tyre.

Por, ku pyesin pushteti aktual për vlerën e transparencës e të komunikimit me qytetarët, nuk duan t’ia dijnë as për shtyllat bazë të zhvillimit të demokracisë në të cilat futen partitë politike, shoqëria civile, OJQ-të e organizime tjera civile e shoqërore e grupet e ndryshme të interesit publik.

Për të gjitha këto, ky pushtet është mbyllur hermetikisht dhe rri duke nxjerrur vendime që ngjajnë me fletrrufetë e kohës së komunizmit.

Me arrogancë e në frymë shantazhi na e sollën sot vendimin për të na dëbuar nga zyret në të cilat LDK vepron pothuajse qe 20 vite.

Ndërkohë që kanë injoruar në vazhdimësi, kërkesën e partive politike të bërë para një viti për një takim bashkëpunues.

Afrimi i zgjedhjeve komunale, shihet qartë se tek Kryetari Haskuka, ka filluar të shpërfaq pasiguri dhe panikë.

Paaftësia tij për të qeverisur, gjendja e mjerueshme në të cilën e ka sjellur Prizrenin, skandalet korruptive e abuzuese pa fund të administratës komunale, nuk mund ti mbuloi me nxjerrjen nga zyret dhe hudhjen në rrugë të partive opozitare vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale.

07.04.2021
Prizren

Më Shumë

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Lajmet e Fundit