0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Peja dhe Golden Eagle Ylli kualifikohen në finalen e Ligës Unike

Dy ekipe nga Kosova, Peja dhe Golen Eagle Ylli, janë finalistët e edicionit të parë të një lige të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll, apo ndryshe “Ligës Unike”.

Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar të martën, Peja e mposhti Rahovecin në një ndeshje dramatike me rezultat 73:71.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku rezultati i çerekut të parë ishte 17:15, në favor të Rahovecit, ndërsa çereku i dytë ishte pak më i mirë për Pejën, që e fitoi me rezultat 16:20, për të shkuar në pushim me shifrat 33:35.

Në periodën e tretë, pejanët thelluan epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:65.

Por, Rahoveci nuk u dorëzua, duke u rikthyer fuqishëm, ngushtuan shifrat në 63:67, vetëm 3 minuta nga fundi, me një seri të suksesshme prej 17:2.

Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ku 10 sekonda nga fundi pranë rezultatit 71:73, Rahoveci kishte aksionin e fundit, por një super bllokadë nga Lis Shoshi dhe huqja e Darell Davis, bëri që Peja të kalojë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket-Golden Eagle Ylli.

Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 35 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 20 pikë e 11 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 18 pikë e 8 kërcime.

Në gjysmëfinalen tjetër, Golen Eagle Ylli, e mposhti ekipin e vetëm nga Shqipëria që mbeti në gjysmëfinale, Goga Basket, me rezultat 74:86.

Çerekun e parë e fitoi Ylli me rezultat 18:22, deri sa perioda e dytë ishte kryesisht e barabartë, ku të dy skuadrat tregonin dëshirën e madhe për të fituar, por në fund Goga, me një seri të mirë e përfundon pjesën e parë me shifrat 49:41 në favor të tyre.

Ylli u rikthye në periodën e tretë, duke treguar një lojë të mirë dhe dy minuta nga fundi, barazon shifrat në 60:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:63.

Në çerekun e katërt, therandasit shkëlqyen, duke arritur epërsinë më të lartë në ndeshje 69:82, me durrsakët të cilët tentuan të rikthehen në lojë, por nuk arritën dot, dhe loja në fund përfundoi 74:86, në favor të Yllit.

Te Goga Basket u dalluan Milic Blagojeviq me 26 pikë e 8 kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 11 pikë e 14 kërcime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli u dalluan Elayja Clark me 18 pikë e 6 kërcime, Gëzim Morina me 12 pikë e 11 kërcime, Lg Gill me 15 pikë dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.

Finalja e madhe mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli do të zhvillohet të mërkuren më 14 prill në palestrën “Dhimitraq Goga” me fillim nga ora 19:00, deri sa fillimisht do të luhet ndeshja për vendin e tretë nga ora 16:00.

Albanianpost.com

Më Shumë

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Gjashtë aktivistë të PDK-së kalojnë në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar për kalimin e gjashtë aktivistëve nga nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Arbanas në radhët e...

Lajmet e Fundit