Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në qytetin e Suharekës.

Në këtë takim kryetari Bahtiri është pritur nga kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij dhe të shoqatës, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë shtëpi.

“Falë angazhimit dhe zemërgjerësisë suaj sot këta të moshuar kanë një vend të ngrohtë e të dashur për të qëndruar, e kjo tregon vlerën tuaj të lartë humane e njerëzore për të ndihmuar familjet në nevojë nga të gjitha trevat shqiptarë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka qëndruar pranë të moshuarve, me të cilët ka shkëmbyer momente të veçanta, si dhe ka ndarë për secilin nga një dhuratë simbolike.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit